Vendosen pengesa në shtegun e biçikletave në rrugën ”Muharrem Fejza”
20 shkurt 2023
| 15:11
Drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, sot ka bërë me dije se kanë filluar vendosjen e pengesave në shtegun e biçikletave te rruga “Muharrem Fejza”.
“Bashkë me ekipin dhe NPB-në, po e fillojmë ditën e javën me vendosjen e pengesave në shtegun e biçikletave tek rruga ‘Muharrem Fejza’. Drejtoria e Shërbimeve Publike, po punon çdo ditë që të lirohen hapësirat e dedikuar për këmbësor dhe shtigjet për biçikleta”, ka shkruar në “Facebook” Musliu.