Vendosen ‘policët e shtrirë’ në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ në kryeqytet
18 maj 2018
| 16:55
Nëpërmjet vendosjes së sinjalizimit horizontal dhe vertikal, Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Prishtinës është duke u angazhuar për përmirësimin e kushteve në komunikacionin rrugor.
Sipas komunës së Prishtinës, veprime të tilla të kësaj drejtorie janë duke ndikuar në rritjen e sigurisë dhe në uljen e numrit të aksidenteve. “Rrugës ‘Vëllezërit Fazliu’ në lagjen ‘Kodra e Trimave’, e cila i ka të rregulluar semaforët, ndriçimin publik dhe shenjat e komunikacionit, iu shtuan pengesat për makina (policët e shtrirë), që ishin dëmtuar më parë”, është thënë në njoftimin e komunës së Prishtinës.