![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/Neyssi-2.jpg)
Vendoset data zyrtare se kur do të luhet Brazil-Argjentinë
23 prill 2022
| 12:54
Sfida e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut në Katar 2022, ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës e cila u pezullua më 5 shtator pas pak minutash loje për shkak të hyrjes në fushë të autoritetit shëndetësor brazilian, do të luhet më 22 shtator 2022.
Këtë e ka bërë të ditur sot FIFA për të dy Federatat dhe ajo braziliane do të duhet të komunikojë stadiumin që do të presë ndeshjen deri më 22 qershor.