![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/kuvendi-1.jpg)
Vendoset flamuri i ri mbi objektin e Kuvendit të Kosovës
30 nëntor 2020
| 17:22
Gjatë ditës është raportuar në medie se flamuri i cili është i vendosur mbi objektin e Kuvendit të Kosovës është i dëmtuar.
Kjo është treguar edhe nga fotografitë e publikuara nga zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.
Sipas Ligjit për simbolet shtetërore vendosja e jo e mirë e flamurit është e dënueshme.
Lidhur me këtë Kuvendi i Kosovës është sqaruar.
Në njoftimin e Kuvendit është thënë se flamuri ishte dëmtuar shkaku i motit të keq, por i cili është zëvendësuar në rastin e parë.