Vendoset gurthemeli i çerdhes në Komoran

10 dhjetor 2020 | 16:09

Është vendosur gurthemeli për ndërtimin e çerdhes publike në Komoran, projekt i cili financohet nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Drenasit dhe vlera e projektit është mbi 500 mijë euro.

Në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e çerdhes, merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka, këshilltari i Ministrit të Arsimit, Beqir Kiqina, anëtar të Kuvendit të Komunës dhe zyrtarë tjerë të nivelit lokal e qendror.

Pas vendosjes së gurthemelit, kryetari Lladrovci ka thënë se me ndërtimin e këtij objekti shumë të nevojshëm për rrethinën e Komoranit, po përmbushen premtimet dhe obligimet e Komunës karshi investimeve për të mirën e qytetarëve.

Objekti për ndërtimin e çerdhes publike në Komoran do të përfundoj gjatë vitit 2021 dhe do të këtë në dispozicion hapësirë për mbi 120 fëmijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për hirë të së vërtetës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve…