Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Mitrovicë
Komuna e Mitrovicës ka filluar projektin për ndërtimin e çerdhes së re në këtë qytet, i cili ka për qëllim të ofrojë mundësi të reja për edukimin e fëmijëve, duke reflektuar angazhimin e qeverisjes lokale për të siguruar një infrastrukturë më të mirë dhe shërbime me cilësore për qytetarët.
Vënien e gurthemelit të çerdhes e bëri kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari Arian Tahiri, kryesuesja e kuvendit, Vesa Broja dhe drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu.
“Çerdhja e re do të jetë një objekt modern i cili do të shërbej për zhvillimin e fëmijëve, duke shtuar se “Investimi në edukimin e fëmijëve është një investim në të ardhmen e shtetit, sepse fëmijët e sotëm janë liderët e nesërm”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.