Vendoset gurthemeli i nënstacionit policor në fshatin Izvor të Zveçanit
25 nëntor 2024
| 10:29
Të premten e javës së kaluar u vendos gurthemeli i nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë.
Sot, në mëngjes, kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, vendosëm gurthemelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë.
“Në objektin e ri, që presim të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare. Punime të mbara!”, ka shkruar Kurti në Facebook.