Vendoset gurthemeli i shkollës së re në Veternik
04 maj 2023
| 12:08
Sot është vendosur gurthemeli i shkollës në Veternik.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se nxënësit e kësaj zone do të kenë mundësi të vazhdojnë mësimin afër vendbanimit të tyre, me kushte të dinjitetshme, dhe jo me klasa të stërmbushura.
“Shkolla do të ketë kapacitet për 1 080 nxënës duke ofruar shkollim nga niveli parashkollor deri te klasa e 9-të. Ndërtimi i shkollës do të bëhet me modalitetin publiko-privat dhe do të ketë sipërfaqe prej 6,726m². Shkolla pritet t’i hapë dyert brenda dy viteve”, ka thënë kryetari Rama.