Vendoset pllaka në vendin ku u mbajtën stërvitjet e para ushtarake të UÇK-së
24 tetor 2018
| 17:10
Në Këpuz të Klinës është zbuluar pllaka në vendin e organizimit të stërvitjeve të para ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është bërë në shkollën “Azem Bejta” në këtë fshat.
Sipas luftëtarëve të UÇK-së, nga ky vend kanë dalë, dy uraganet më të mëdhenj të UÇK-së, Mujë Krasniqi e Skënder Rexhepi.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka falënderuar të gjithë bashkëluftëtarët e tij, duke thënë se mësimet që i kanë marrë në Këpuz i kanë zbatuar në luftë.
Këpuza është quajtur fshat bujar, pasi jo rastësisht ishte përzgjedhur si vend nga UÇK-ja për organizimin e stërvitjeve ushtarake.