Vendoset shiriti, gazetarëve u kufizohet hapësira në Kuvend

27 korrik 2023 | 15:13

Kuvendi ka vendosur një shirit në pjesën e medieve duke i zhvendosur gazetarët dhe kameramanët të cilët përcjellin punën e këtij institucioni më prapa.

Kuvendi është arsyetuar se ka vendosur shiritin për shkaqe sigurie derisa pritej të niste seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga ora 14:00, e kësaj të enjte, raporton EO.

Shiriti u vendos në pjesën ku janë mediet dhe xhamit ndarës të ballkonit për medie.

Na ballkonin e Kuvendit, nga ku mundësohet pamja e plotë e sallës së seancave, janë vendosur rregullisht ekipet e gazetarëve që kanë përcjellë seancat.

Ajo është hapësira e vetme nga e cila gazetarët mund t’i përcjellin punimet e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rada Trajkoviq, politikania serbe e Kosovës, që aktualisht është këshilltare…