Vendoset themelimi i nismës trepalëshe Shqipëri, Kroaci dhe Kosovë

03 mars 2020 | 11:02

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë me dije se kanë vendosur themelimin e nisëm trepalëshe në mes të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

Sipas Cakajt, synimi i kësaj nisme është mbajtja e mbledhjeve të rregullta në nivel të ministrave të jashtëm, për të krijuar platforma të përbashkëta politike dhe për të zhvilluar projekte konkrete me interes të përbashkët.

“Pas bisedave me ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, së bashku me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, z. Goran Grlić-Radman, kemi vendosur përfundimisht themelimin e nismës trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Republikës së Kosovës. Synimi i kësaj nisme është mbajtja e mbledhjeve të rregullta në nivel të ministrave të jashtëm për të krijuar platforma të përbashkëta politike dhe zhvilluar projekte konkrete sipas interesave të përbashkëta”.

“Takimi i parë do të mbahet në Shqipëri brenda këtij viti dhe pastaj takimet e tjera do të mbahen çdo vit nëpër qytete të ndryshme të vendeve tona. Kjo nismë do t’i shërbejë thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona, por edhe zbatimit të objektivave të përbashkëta strategjike veçanërisht në fushën e politikës së jashtme”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
35 minatorë të rinj dje ishin ngujuar në horizontin e…