![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/06/iker-casillas_wgizk08j8qra12w2mahthd703-.jpg)
Vendosin mjekët, Casillas detyrohet ta braktisë futbollin
Iker Casillas është gati ta mbyllë me futbollin e luajtur. E përditshmja portugeze “O JOGO” raporton se portieri legjendar ka vendosur të mos kthehet më në fushë, pas infarktit pësuar 2 majin e shkuar në stërvitje.
Ndonëse vetë spanjolli para pak javësh postoi një mesazh në rrjetet sociale, duke sqaruar se tërheqjen do ta njoftonte vetë, tashmë në Portugali mediat janë të sigurta. Sipas “O JOGO”, mjekët ia kanë ndaluar rreptësisht portierit të famshëm që të vijojë të luajë, ndërkohë që presidenti i Portos, Pinto da Costa i ka ofruar një post drejtues ende të papërcaktuar.
Tashmë 38 vjeç, Casillas është një legjendë e futbollit botëror dhe për këtë flasin vetë trofetë e fituar: 5 tituj, 4 superkupa, dhe 2 kupa në Spanjë. Një titull dhe një superkupë në Portugali. 3 tituj te Ligës se Kampioneve, 2 superkupa të Evropës, një Kupë Interkontinentale. Gjithashtu me klube e ja një botëror. Ndërsa me Spanjën e ka një kupë bote dhe dy kampionate evropiane.