Vendosja e marrëdhënieve diplomatike, kryediplomati i Izraelit: Po e bëjmë historinë me Kosovën

01 shkurt 2021 | 16:40

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj dhe homologu i saj izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar marrëveshjen e njohjes reciproke në mes të dy vendeve dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Me këtë rast, kryediplomati i Izraelit ka thënë se me këtë marrëveshje po bëhet histori.

Ai ka thënë se së shpejti pritet të hapet edhe Ambasada e Kosovës në Izrael.

“Po bëjmë historinë, po lidhim marrëdhënie diplomatike në mes të Kosovës, një moment i rëndësishëm ky. Sot është mundësia të ngrisim këto marrëdhënie në nivel diplomatik. Njohja e shtetit të Kosovës nga Izraeli vjen pas marrëveshjes të arritur në ShBA”.

“Sot kam pranuar kërkesën për hapjen e Ambasadës në Jerusalem dhe shpresojmë ta hapim sa më shpejtë atë”, ka thënë Ashkenazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jaffa Champion dredhëz po fillon kampanjën më të dashur për…