Vendosja e marrëdhënieve me Izraelin, një nga arritjet më të mëdha të diplomacisë
01 shkurt 2021
| 14:22
Analisti Ilir Ibrahimi ka bërë me dije se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin është një nga arritjet më të mëdha të diplomacisë kosovare në vitet e fundit, raporton “Epoka e re”.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky moment mund të shfrytëzohet për një relaksim të gjuhës dhe akuzave të ndërsjella ndërmjet partive politike.
“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin është një nga arritjet më të mëdha të diplomacisë kosovare në vitet e fundit. Kjo duhet të përshëndetet dhe përqafohet nga të gjithë, pa dallim. Në këto momente të dallimeve të mëdha ndërpartiake, ky moment mund të shfrytëzohet për një relaksim të gjuhës dhe akuzave të ndërsjella dhe tu gëzohemi sukseseve të përbashkëta”, ka shkruar Ibrahimi.