“Vendosni maskat, është e thjeshtë”, gafa e presidentit bëhet virale (Video)
Përhapja e koronavirusit është një nga makthet e vendeve afrikane, edhe pse numrat nuk janë ende të frikshme si në kontinentet e tjera.
Për këtë arsye, presidenti i Afrikës së Jugut Cyrlil Ramaphosa vendosi të mbajë një konferencë online, ku i tregonte popullit jo vetëm rëndësinë e distancimit social dhe maskave, por edhe mënyrën sesi vihen në fytyrë ato.
Por demonstrimi i tij edukativ përballë kombit, në fakt pati efekte tërësisht komike.
Presidenti 67-vjeçar pati vështirësi të mëdha të vishte maskën, edhe pse nuk kuptohet qartësisht pse. Një herë rrëshqiste llastiku i njërit vesh, njëherë i tjetrit, ndërkohë që maska mbulonte më shumë sytë sesa gojën.
Video pati efekt viral, dhe pa dyshim pas gafës u pa më shumë seç mendohej në fillim, edhe pse për arsye të kundërta. Gjithsesi, reagimet nuk ishin shumë të ashpra me Ramaphosa, presidenti që me sipërmarrjet e tij ka arritur një pasuri deri në 450 milionë dollarë.