
Vendpunishtja te ish-Shkolla e Muzikës në Prishtinë, lokacion i rrezikshëm
08 prill 2022
| 13:25
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Prishtinë, Florian Dushi, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Investime Kapitale, Krenar Xh. Xhaferi, kanë vizituar të premten lokacionin – vendpunishten te ish Shkolla e Muzikës në Prishtinë.
Me këtë rast, duke e konsideruar si lokacion të rrezikshëm (i mbetur i tillë për gati tetë vite) për banorët dhe nxënësit që vijojnë mësimin në shkollën “Elena Gjika” e cila është aty afër, është vendosur që të merren masa urgjente për të siguruar lokacionin deri në vendimin përfundimtar të Komuna e Prishtinës lidhur me të ardhmen e këtij ndërtimi.