Venecia rrit tarifat për vizitorë
13 shkurt 2025
| 08:26
Tarifat e hyrjes në Venecia për vizitorët ditorë po rriten edhe më shumë. Këtë herë ata do të duhet të paguajnë dy herë më shumë, tarifa po rritet nga 5 euro në 10.
Përveç rritjes së tarifës, ajo do të zbatohet edhe për pothuajse dy herë më shumë data se vitin e kaluar.
Tarifa do të paguhet për vizitorët pa rezervim të qëndrimit të natës në qytet, nga ora 08:30 deri në orën 16:00.
Tarifa prej 10 eurosh do të përgjysmohet për ata që rezervojnë hyrjen disa ditë më parë.