Venecia rrit tarifat për vizitorë, 10 euro hyrja në qytet

12 shkurt 2025 | 11:29

Tarifat e hyrjes në qytetin e Venecias për vizitorët ditorë do të rikthehen në prill, por këtë herë ata do të duhet të paguajnë dy herë më shumë, pasi tarifa pritet të rritet nga pesë në 10 euro.

Pasi u bë qyteti i parë në botë që prezantoi një tarifë hyrjeje për vizitorët ditorë në 2024-ën, ky vend ka dyfishuar skemën për sezonin e ardhshëm, me 54 data të përcaktuara për t’u tarifuar, nga 29 sa ishin vitin e kaluar.

Zakonisht, datat fillojnë nga 18 prill deri më 4 maj, më pas vazhdojnë çdo të premte, të shtunë dhe të diel nga maji deri në fund të korrikut. Tarifa do të paguhet për vizitorët pa rezervim të qëndrimit të natës në qytet nga ora 08:30 deri në orën 16:00.

Tarifa prej 10 euro do të përgjysmohet për ata që rezervojnë hyrjen katër ose më shumë ditë përpara.

Të dhënat nga regjistri i vizitorëve të vitit të kaluar tregojnë se turistë erdhën në Venedik nga 194 vende të botës. Pas italianëve, amerikanët ishin grupi tjetër më i madh i vizitorëve, të ndjekur nga gjermanët dhe francezët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë zyrtarja policore, Seniha Çerkezi. Lajmin e ka…