Venecia vendos taksë shtesë për turistët
24 shkurt 2019
| 20:49
Venecia, e cila vizitohet nga 24 milionë turistë në vit, do të ngarkojë vizitorët me një taksë deri në 10 euro .
Kjo shumë do të ndryshojë nga 2.50 në 10 euro për person, në varësi të faktit nëse vizitorët vijnë në sezonin turistik apo jo. Kryebashkiaku Luigi Bruniaro, shpjegoi se paratë do të përdoren për të përballuar kostot e larta të mirëmbajtjes dhe pastrimit të qytetit.
Sipas tij, për shkak të gjeografisë së pazakontë të Venedikut, rrjetit të kanaleve dhe rrugëve të këmbësorëve, shërbimet si deponimi i mbeturinave janë deri në 40 për qind më të shtrenjta se në qytetet e tjera italiane.