Venecia vërshohet nga uji
Venecia është goditur nga batica më e madhe në më shumë se 50 vjet, duke shkaktuar vërshimet e dyta më të mëdha ndonjëherë në këtë qytet.
Autoritetet kanë thënë se 90 për qind e qytetit është vërshuar, të cilat më pas janë detyruar të shpallin alarm për ushqim.
Guvernatori i rajonit Veneto, Luca Zaia, ka thënë se një person ka vdekur, ndonëse ende nuk janë bërë të ditura shkaqet.
Mediet italiane kanë raportuar se një 78-vjeçar ka vdekur si pasojë e një shoku elektrik, pasi ujërat kanë hyrë në shtëpinë e tij.
Bazilika e famshme, Shën Marku po ashtu është vërshuar, duke rritur shqetësimet për dëme të mozaikëve dhe veprave tjera të artit, raporton “Rel”.
Sheshi Shën Marku, ku gjendet bazilika, është prekur disa herë nga baticat e mëdha, meqë gjendet në një prej pjesëve më të ulëta të qytetit.
Kryetari i qytetit, Luigi Brugnaro, ka fajësuar ndryshimet klimatike për “situatën dramatike”, duke bërë thirrje për përfundim të projektit të ndërtimit të ndalesave.
Kufizimet nën det janë krijuar për të ndalur vërshimet e shkaktuara nga erërat, që shtyjnë baticat drejt Venecias.