Venetski rikthehet te KHF Istogu
22 dhjetor 2019
| 20:30
Hendbollistja e përfaqësueses gjeorgjiane Ketevan Venetski është rikthyer te skuadra kampione e Kosovës, Istogu.
Venetski qëndroi jashtë fushës për një vit për shkak të lëndimit që kishte pësuar në ndeshjen kundër skuadrës italiane Casano Magnago që istogaset e kishin fituar për ta futur sportin istogas në anale të historisë.
Venetski ka lënë mbrapa lëndimin dhe është rikthyer te skuadra në momentin më të duhur për kampionet pas disa largimeve këtë vit. Trajneri Faruk Shala tani është më i qetë pasi që ka një mundësi më shumë që mëton titullin e dytë radhazi ta sjellin në qytetin e kampioneve në Istog.
/Epoka e re/