Venezuelë, nis përçarja mes ushtrisë (Video)
Një prej zyrtarëve më të lartë ushtarakë në Venezuelë Jose Luis Silva, i ka ndërpre hapur lidhjet me liderin e vendit Nicolas Maduro.
Silva ka thënë dorëheqjen nga posti i atasheut të mbrojtjes në ShBA dhe ka deklaruar se mbështet udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, të njohur nga një sërë vendesh si president i përkohshëm i Venezuelës.
Në krizën e krijuar në shtetin e varfër të Amerikës latine, ushtria konsiderohet gjerësisht si faktor vendimtar. Duke folur nga zyra e tij në ambasadën venezueliane në Uashington, Silva ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vendin e vet të lindjes. Unë nuk e njoh më Nicolas Maduron si president, i ka thënë ai gazetës se Majemit të botuar në spanjisht “El Nuevo Herald”.
“Mesazhi im i drejtohet të gjithë pjesëtarëve të forcave të armatosura, -vazhdoi zyrtari,- Kushdo që mban armë, lutet të mos i përdore ato kundër popullit. Pjesë e tij jemi edhe ne, dhe jemi lodhur duke mbështetur një qeveri që ka tradhëtuar parimet me bazike dhe e ka shitur veten tek kombe të tjera”, ka thënë ai. /Top Channel/