Vepra e artit e gjetur në kuzhinë thyen rekord në ankand
29 tetor 2019
| 11:52
Një pikturë e humbur e artit të famshëm italian, e gjetur në kuzhinën e një gruaje të moshuar franceze, është shitur në ankand për një çmim rekord 24 milionë euro në ankand. Christ Mocked e piktorit Cimabue u zbulua muajin e kaluar në Francën veriore. Piktura pritej të shitej për 6 milionë euro në ankand, por oferta fituese i tejkaloi shumë pritjet.