Veprimet që duhet t’i realizojë LDK-ja për rrëzimin e qeverisë

19 mars 2020 | 09:16

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta nisur mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, fillimisht duhet ta caktojë datën se kur do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës mocioni i mosbesimit. Grupit Parlamentar të LDK-së i duhet të kërkojë mbi 40 nënshkrime nga partitë opozitare për ta rrëzuar qeverinë Kurti, pjesë e së cilës është edhe vetë.

Kryeministri Albin Kurti shkarkoi dje ministrin e Brendshëm dhe të Administratës Publike nga radhët e LDK-së, Agim Veliu. Pas kësaj, LDK-ja mbajti një mbledhje të kryesisë së partisë, në të cilën u vendos për mocion votëbesimi. Pavarësisht prej këtij vendimi, kryeministri Albin Kurti deklaroi se do të presin se çfarë do të bëjë dhe çfarë do të ndërmarrë LDK-ja në mënyrë që të dijë se çfarë do të veprojë.

Se çfarë do të ndodhë me koalicionin VV-LDK pas kësaj përçarje, mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjeku i njohur Tritan Kalo ka dhënë një tjetër mesazh…