Veprimi i fushës antimagnetike të diellit

25 korrik 2019 | 19:41

Fizika simetrike, udhëtim drejt universit (9)

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Eksperimenti i mëparshëm kishte një lidhje se si reagojnë trupat qiellorë (Hëna) kur vendosen në hapësirën e ndonjë trupi tjetër qiellor (Tokë). Kurse tani do të shohim se si reagojnë trupat qiellorë që kanë një fushë magnetike dhe ndodhen në fushën magnetike të ndonjë trupi tjetër qiellor, përkatësisht si reagon toka që ka një fushë magnetike kur ndodhet brenda fushës magnetike të Diellit.

Vlen të theksohet se edhe te rasti i dytë, kur në vend të sferës së hekurit (Fe) në vrimën eksperimentale të diskut e vendosim një sferë të magnetizuar (N.S), shih figurën 38. Prapë kemi të njëjtat rezultate eksperimentale.

Kjo ndodhë për faktin se sfera e magnetizuar e cila ka fushën magnetike ((b)) ⃗pozicionohet në të njëjtin drejtim dhe kah të njëjtë me fushat magnetike ((B) ) ⃗ të magneteve permanente (N S).

Edhe në këtë rast si në rastin e mëparshëm te sfera e hekurit (Fe) vijat e fushës antimagnetike ((-B) ⃖)që burojnë nga ana anësore e magneteve permanente cilindrike (N S) tentojnë që sferës magnetike t’ia ndërrojnë tërësisht drejtimin e poleve magnetike, me ç’rast kahja dhe drejtimi i fushës magnetike të sferës ((b)) ⃗ të jetë e njëjtë me kahun e fushës antimagnetike ((-B) ⃖) e cila buron nga ana anësore e magnetit cilindrik (N1 S1)

Kahja e fushave magnetike ((B) ) ⃗dhe fushave antimagnetike ((-B) ⃖) për shkak të kahut të kundërt, konsiderohen si forca shtytëse, prandaj në këtë rast dhe në këto rrethana, sfera e magnetizuar e kërkon atë gjendje të qetësisë në të cilën është në gjendje ta mbajë stabile fushën magnetike të sferës së magnetizuar ((b)) ⃗ të orientuar vetëm në drejtim të fushës magnetike ((B)) ⃗, e cila konsiderohet si burim kryesor i magnetizimit të sferës së hekurit (Fe).

Veprimi i njëkohshëm i këtyre dy forcave shtytëse (F) dhe ((-B) ⃖) në sferën e magnetizuar e cila gjendet në gjendje të lirë dhe të pafiksuar mbi magnetin (N1 S1) mbi të cilin janë vendosur pllakate hekurit (AB), do ta detyrojë sferën e magnetizuar të largohet në një distancë (d) në drejtim të periferisë, në një gjendje të qetësisë ku te sfera e magnetizuar kahja dhe drejtimi i fushës magnetike ((b)) ⃗ do të jenë të orientuara në një drejtim të fushës magnetike ((B)) ⃗.

Konkludim

Nuk ka asnjë ndryshim në mes sferës së e hekurit (Fe) dhe sferës së magnetizuar të cilat vendosen në mjedise të rrethuara me fusha të njëjta magnetike, pavarësisht kahjes dhe drejtimit të atyre fushave magnetike ((B) ) ⃗.

Që do të thotë se sikur sfera e hekurit (Fe) që vendoset në fushën magnetike ((B)) ⃗ ajo magnetizohet,sikur sfera magnetike që është e magnetizuar, në të dy rastet vepron forca shtytëse mbi këto sfera atëherë dhe vetëm atëherë kur polet e magneteve mbulohen me materiale ferromagnetike.

Ky eksperiment ka lidhshmëri me trupat qiellorë që kanë një fushë magnetike dhe ndodhen brenda fushës tjetër magnetike, ashtu sikur toka posedon një fushë magnetike dhe ndodhet në fushën magnetike të diellit.

Ngjashmëria ndërmjet Diellit, Tokës, Jupiterit, Saturnit, Uranit dhe Neptunit

Bazuar në analizat dhe eksperimentet e lartpërmendura mbi prezencën e fushës antimagnetike te toka ((-B) ⃖) e cila krijohet, atëherë dhe vetëm atëherë kur polet magnetike mbulohen me materiale ferromagnetike, hapet mundësia që këtë fushë antimagnetike ((-B) ⃖) ta hasim në cilindo trup qiellor te i cili vërehet fusha magnetike rreth të cilës rrotullohen trupa të tjerë qiellorë.

Po t’i bëhet një analizë e përgjithshme këtyre trupave qiellorë, nxjerrim pothuajse të gjitha elementet e përbashkëta: 1. Dielli, Toka, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni posedojnë fusha magnetike, 2. Fusha antimagnetike e ka të vetmin burim fushën magnetike, 3. Kushti i vetëm që një trup qiellor të rrotullohet rreth një trupi tjetër është prezenca e fushës antimagnetike, 4. Rreth diellit rrotullohen planetë kurse rreth planetëve rrotullohen satelitë natyralë. 5. Të gjithë këta trupa ndodhen në një hapësirë të vogël brenda galaksisë sonë, 6. Te të gjithë gjejmë elemente të njëjta me masa të ndryshme, dhe 7. E vetmja gjë që ndryshon janë dimensionet dhe mbështjellësit e jashtëm qofshin të gaztë të ngurtë apo të lëngët.

Do të ishte e paimagjinueshme në aspektin shkencor që një trup qiellor si toka ta ketë një burim të fushës magnetike kurse një trup tjetër si dielli ta ketë një burim tjetër të fushës magnetike.

Ne mund të shkruajmë çfarë të dëshirojmë, por në realitet nuk kemi futur inxhinier në brendësi të diellit dhe të tokës të krijojnë fusha magnetike nga burime të ndryshme.

Nuk mund të ketë rrufe që buron nga retë dhe rrufe që buron nga uji apo toka.

Fenomenet natyrore kanë të njëjtën origjinë, kështu që të gjithë trupat qiellorë të Universit kanë të njëjtën origjinë të formimit, janë formuar nga fenomenet e njëjta të cikloneve gjatë reaksionit ndërmjet atomeve (aX) dhe (aY).

Të njëjtën origjinë e kanë edhe të gjitha fushat magnetike që janë krijuar nga fenomenet e tornadove elektromagnetike ndërmjet atomeve (ax) (aZ) te të gjithë trupat qiellorë pavarësisht se si janë krijuar këto fusha.

Edhe fusha antimagnetike ka të njëjtën origjinë te të gjithë trupat qiellorë në mbarë Universin prandaj edhe struktura e brendshme e tyre prej nga burojnë këto fusha është tërësisht identike. (shih figurën 39).

Konkludim

Çdo trup qiellor i cili posedon një fushë magnetike, rreth të cilit trup rrotullohen trupa të tjerë qiellorë, posedon fushë antimagnetike si e vetmja forcë që mbron dhe e parandalon goditjen e atij trupi nga trupat e tjerë qiellorë.

Kjo fushë antimagnetike buron nga anët anësore të dipoleve magnetike, atëherë dhe vetëm atëherë kur polet e atij magneti mbulohen me materiale ferromagnetike, kjo forcë quhet fushë antigravitacionale ((-G) ⃖)

Strukturat e brendshme të Diellit dhe Tokës janë identike

Edhe pse të gjithë shkencëtarët dhe agjencitë shkencore e japin në një formë strukturën e brendshme të Diellit si një trup i përbërë rreth me 92 për qind Hidrogjen dhe 8 për qind helium, kjo nuk është e vërtetë.

E vërteta është vetëm një, se nuk ka asnjë ndryshim në strukturën e brendshme ndërmjet diellit dhe tokës (shih figurën 40) e vetmja gjë që i dallon është e sasia (masa) e materialeve ferromagnetike mbi polet magnetike, forca e Tornadove elektromagnetike e cila e krijon fushën elektrike dhe magnetike të diellit dhe Tokës, dhe forca e ciklonit që i detyron trupat tjerë të rrotullohen rreth tij.

Efektet e fushës antimagnetike në organizmin e njeriut

Fushat antimagnetike si të diellit dhe tokës ((-B) ⃖) por edhe të gjithë trupave të tjerë qiellorë qoftë brenda apo jashtë sistemit tonë diellor, ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e njeriut. Efektet e saj qoftë pozitive apo negative ndikojnë tek njeriu varësisht nga pozita e tokës në raport me diellin dhe Hënën në raport me tokën, duke përfshirë edhe pozitën e trupave të tjerë qiellorë në raport me tokën.

Si efekte pozitive, pa të cilat nuk do të mund të jetonte njeriu në tokë janë, mbrojtja nga goditja e trupave të tjerë qiellorë,fenomenet e baticës dhe zbaticës, të cilat e mundësojnë qarkullimin e ujit në planetin tonë,dhe shpërndarja e fushës magnetike me ç’rast zvogëlohet intensiteti i fushës magnetike në sipërfaqen e tokës.

Efektet pozitive të fushës antimagnetike të diellit janë shpërndarja e dritës dhe energjisë së nxehtësisë.

Krahas efekteve pozitive ka edhe efekte mjaft negative të fushave magnetike, sikur ajo që buron nga toka, dielli dhe çdo trupi qiellor që posedon fusha dhe antifusha magnetike që kalojnë nëpër tokë.

Dihet që në organizmin e njeriut ka prezencë të hekurit (Fe) në gjak. Momentet magnetike të atomeve të hekurit (Fe) në gjak apo dipolet magnetike të hekurit (Fe) në gjak në jetën e përditshme orientohen në drejtim të fushës magnetike të tokës që konsiderohet si një forcë e parë.

Fusha antimagnetike e tokës që është një forcë antigravitacionale ((-G) ⃖) vepron me forcë shtytëse gjithmonë në drejtim të Hënës, prandaj intensiteti i saj maksimal arrihet në pozitën kur Hëna ndodhet më afër tokës.

Në këtë rast, fusha antimagnetike si një forcë e dytë tenton me forcë t’i orientojë momentet magnetike të hekurit (Fe) në gjak në kahje dhe drejtim të fushës antimagnetike.

Nga ana tjetër, kemi edhe fushën antimagnetike të diellit e cila është shumë efikase dhe ka një forcë jashtëzakonisht të madhe mbi planetin e tokës dhe konsiderohet si një forcë e tretë e cila tenton që momentet magnetike t’i orientojë në kahje dhe drejtim të njëjtë me këtë fushë antimagnetike të dielli, duke mos përjashtuar edhe ndikimet e fushave dhe antifushave magnetike të trupave të tjerë qiellorë, që konsiderohen si forca e katërt.

Në këto rrethana, momentet magnetike të hekurit (Fe) në gjak bëjnë lëvizje kaotike dhe nuk mund ta mbajnë një gjendje stabile dhe të jenë të orientuara në drejtim të fushës magnetike të Tokës.

Kjo lëvizje kaotike e dipoleve magnetike bëhet edhe më agresive në kohën kur Hëna ndodhet më afër tokës dhe kur toka ndodhet më afër diellit.

Por, si do që të jetë, efektet vërehen më shumë duke filluar nga shtatori deri në mars kurse arrijnë kulmin me elemente negative rreth 4 janarit.

Të gjitha këto në organizmin e njeriut shkaktojnë shumë çrregullime nga më të lehtat deri te ato serioze si janë, dhe shkalla e seriozitetit varet sidomos nga prezenca e hekurit (Fe) në gjak. Efekte më shumë negative kanë ata njerëz që jetojnë afër largpërçuesve të rrymës elektrike,sepse fusha antimagnetike e diellit duke mos përjashtuar edhe Jupiterit, Saturnin dhe trupa të tjerë qiellorë, që me fushat e tyre antimagnetike këto valë elektromagnetike që formohen rreth përçuesve t’i kthejnë në tokë. Vijon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Paris është shënuar temperatura me e lartë, prej se…