Veprimi i fushës antimagnetike të tokës dhe diellit rreth 5 janarit në përhapjen e gripave e viruseve

10 prill 2020 | 09:19

Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes së Coronavirusit – COVID -19 (5)

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Duke u bazuar në argumentet e mëparshme mbi efektin e fushave antimagnetike të diellit dhe tokës në përhapjen e viruseve, duke e përfshirë tani edhe COVID-19, ne do ta sqarojmë në mënyrë të thjeshtë se si kanë ndikuar këto fusha antimagnetike më 5 janar të këtij viti.

Prishtinë, 5 janar 2020, ora 12:00

Ditën dielli në ndodhet në lartësinë +24°,32’, 20’’.

Ndërsa hëna afër lindjes në lartësinë -06,40’,45’’.

Le ta marrim një të infektuar me grip të zakonshëm më 5 janar 2020 në mes të ditës në Prishtinë. Supozojmë se ky njeri i infektuar (a) me këtë grip ndodhet në mes dy personave (b) dhe (c) një distancë rreth 2 metra nga këta persona.

Personi (b) ndodhet para personit (a) kurse personi (c) pas personit (a). I infektuari (a) e merr ajrin e pastër nga natyra dhe gjatë frymëmarrjes e liron dioksidin e karbonit të infektuar.

Dioksidi i karbonit të infektuar që del nga organizmi i të infektuarit ka masë të njëjtë me ajrin qe e ka marrë gjatë frymëmarrjes. Pasi dioksidi i karbonit të infektuar është në gjendje të gazët në të vepron fusha antimagnetike e tokës ashtu sikur e ceka më lartë. Fusha antimagnetike e tokës që buron nga toka është perpendikulare (pingul) me dioksidin e karbonit që del nga organizmi ynë. Kjo fushë antimagnetike vepron me forcë shtytëse në dioksidin e karbonit të infektuar dhe tenton ta ngritë lart (shiko figurën. 8.).

Intensiteti i fushës antimagnetike të diellit është shumë i lartë në krahasim me intensitetin e fushës antimagnetike të tokës, dioksidi i karbonit të infektuar mbetet në sipërfaqen e tokës

Në këtë kohë intensiteti maksimal i fushës antimagnetike të tokës është i orientuar nga hëna e cila ndodhet kah lindja në lartësinë -06,40’,45’’, dhe nuk ka efekt shumë të madh me e ngrit në lartësi dioksidin e karbonit të ndotur nga i infektuari (shiko figurën 9.).

Kurse në këtë kohë fusha antimagnetike e diellit ka vlerën maksimale mbi sipërfaqen e tokës. Pasi toka është në distancën më të afërt me diellin atëherë fusha antimagnetike e diellit ka intensitet maksimal, dhe vepron me forcë shtytëse mbi dioksidin e karbonit të infektuar, dhe nuk e lejon në asnjë mënyrë dioksidin e karbonit të infektuar të ngritët në lartësi, në të kundërtën e saj, fusha antimagnetike e diellit jo që e mban në pozitën horizontale dioksidin e karbonit të infektuar, por e zbret edhe më poshtë këtë dioksid të karbonit, në këtë rast po të jetë ndonjë fëmijë në një distancë edhe më të largët infektohet shumë lehtë, mirëpo për shkak të distancës së shkurtër prej 2 metra personi (c) që ndodhet afër do të infektohet me grip.

Intensiteti i fushës antimagnetike të diellit është shumë i lartë në krahasim me intensitetin e fushës antimagnetike të tokës, dioksidi i karbonit të infektuar mbetet në sipërfaqen e tokës

Problemi i tjetër qëndron në atë se ky dioksid i kontaminuar do të rrijë mbi sipërfaqen e tokës për aq kohë sa ka diell, prandaj varësisht nga shpejtësia e erës dhe drejtimi i sajë, dioksidi i karbonit të infektuar mund ta shpërndajë në drejtime të ndryshme duke infektuar edhe të tjerë gjatë frymarrjes, por edhe duke e zvogëluar efektin. Përndryshe dioksidi i infektuar apo viruset për gjatë ditës rrinë mbi sipërfaqen e afërt të tokës, duke lëvizur në drejtime të ndryshme, dhe nuk largohen nga sipërfaqja e tokës.

Prishtinë, 5 janar 2020, ora 00:00

Ditën dielli në ndodhet në lartësinë -69°,54’,15’’.

Ndërsa hëna afër lindjes në lartësinë +13°,40’,45’’.

Në këtë rast edhe pse ndodhet mesi i natës dhe hëna është duke perënduar nuk ka rëndësi, sepse mungon fusha antimagnetike e diellit, në këtë mënyrë viruset ngritën lartë, prandaj ata viruse që janë shpërndarë ditën – natën pastrohen. Kurse nëse i kthehemi rastit të mëparshëm kur personi infektuar (a) ndodhet në ambiente ku ka persona të tjerë, infektimi nuk ndodhë te personat (b) dhe (c) sepse dioksidi i karbonit të infektuar që del nga organizmi ngritët në lartësi (Shiko figurën 10.).

Gjatë natës, pa marrë parasysh pozitën e hënës, dioksidi i karbonit të infektuar nën veprimin e fushës antimagnetike të tokës ngritët lartë

Sqarim

Pa marrë parasysh pozitën e hënës në raport me tokën, nga 4 tetori deri më 3 prill, intensiteti i fushës antimagnetike të diellit ka vlerën më të madhe se sa intensiteti i fushës antimagnetike të tokës, prandaj përgjatë ditës sidomos afër janarit nuk ka ndikim se ku ndodhet hëna, sepse intensiteti i fushës antimagnetike të diellit është shumë i lartë në krahasim me intensitetin e fushës antimagnetike të tokës, ndaj edhe gripat përhapen shumë lehtë, dhe duhet pasur kujdes.

Prishtinë, 4 korrik 2019, ora 13:00

Në rastin e tanishëm do ta sqarojmë efektin e fushës antimagnetike të diellit dhe tokës, në kohën kur toka ndodhet në distancën më të largët nga dielli pikërisht më 4 korrik 2020.

Dielli në ndodhet në lartësinë +69°,20’,05’’.

Ndërsa hëna në lartësinë -66°,51’,56’.

Në këtë datë, më 04 korrik 2020, distanca në mes tokës dhe hënës është maksimale, dhe arrin vlerën prej 152 milionë kilometrave. Në formën matematikore i bie se kjo distancë rritet për 5 milionë kilometra në krahasim me pozitën kur toka ishte më së afërmi me diellin më 5 janar 2020. Po të krahasohet me distancën tokë-hënë, i bie se distanca në mes tokës dhe diellit rritet për 13 herë sa është distanca tokë-hënë. Në këtë rast intensiteti i fushës antimagnetike të diellit zvogëlohet shumë, dhe bie në vlerën minimale që e ka përgjatë viti. Prandaj fusha antimagnetike e diellit nuk ka shumë ndikim në tokë ashtu sikur kishte më 4 janar 2020 (Shiko figurën 11).

Intensiteti i fushës antimagnetike të diellit ka vlerën minimale në krahasim me intensitetin e fushës antimagnetike të tokës që ka vlerën maksimale.

Në këtë rast intensiteti i fushës antimagnetike të tokës e ka vlerën më të lartë se sa intensiteti i fushës antimagnetike të diellit, pa marrë parasysh pozitën e hënës në të cilën ndodhet. Në këtë mënyrë, fusha antimagnetike e tokës vepron me forcë shtytëse në dioksidin e karbonit të infektuar, apo virusin që del nga i infektuari, dhe e ngritë lart (Shiko figurën 12.).

Intensiteti i fushës antimagnetike të tokës është shumë i lartë në krahasim me fushën antimagnetike të diellit, dhe e ngritë lartë dioksidin e karbonit të infektuar.

Dioksidi i karbonit të infektuar që del nga organizmi i njeriut ngritët lartë e nuk kthehet poshtë ditëve në vijim, për shkak të ripërtëritjes së oksigjenit qoftë nga bimët e gjelbërta qoftë nga algat që ndodhen në oqeane.

(Vijon nesër)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia konfirmoi 96 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të…