Veprimi i presidentit të Finlandës që ka befasuar të gjithë
29 tetor 2018
| 11:03
Finlanda në vitin 2017 është shpallur vendi më i lumtur në botë për të jetuar.
Padyshim se në këtë kanë ndikuar edhe politikat qeveritare. Është në fakt një veprim i presidentit finlandez që i ka bërë përshtypje shumëkujt dhe është shpërndarë në rrjetet sociale.
Ai kishte shkuar në vizitë në një panair libri dhe kishte parë se të gjitha vendet ishin të zëna.
Pas kësaj, ai ka vendosur që të ulet në shkallët e sallës së panairit. Në fund, pothuajse të gjithë të pranishmit i kanë ofruar vendin e tyre, por ai ka refuzuar “ofertat”.