‘Veprimi për shkarkimin e Dakës krijon precendent të rrezikshëm’, thotë studentja e Juridikut

15 qershor 2021 | 11:58

Për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë reaguar shoqëria civile dhe opozita duke e vlerësuar si vendim të motivuar politikisht dhe joligjor.

Për shkarkimin e Dakës nga ana e presidentes Vjosa Osmani ka reaguar edhe studentja e vitit të tretë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe bursiste në Austri dhe Çeki, Doruntina Bujupi.

E cila përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se koncepti filozofik nga Charles de Montesquieu, sqaron kuptimin dhe rëndësinë e ndarjes së pushteteve.

Sipas saj, ky parim ka qenë pjesë fundamentale e hartimit të kushtetutave themelore si ajo e ShBA-ve, Francës dhe Gjermanisë, pasuar nga shumica e shteteve moderne.

“Veprimi për shkarkimin e znj. Daka krijon një precendent të rrezikshëm dhe potencialisht arbitrar të udheheqësisë së re sa i përket qasjes së tyre ndaj ndarjes, kontrollit dhe ekulibrit të pushteteve

Reagimi i saj:

Trias Politica- koncept filozofik nga Charles de Montesquieu, sqaron kuptimin dhe rëndësinë e ndarjes së pushteteve. Ky parim ka qenë pjesë fundamentale e hartimit të kushtetutave themelore si ajo e SHBA-ve, Francës dhe Gjermanisë, pasuar nga shumica e shteteve moderne.
Veprimi i sotëm për shkarkimin e znj. Daka krijon një precendent të rrezikshëm dhe potencialisht arbitrar të udheheqësisë së re sa i përket qasjes së tyre ndaj ndarjes, kontrollit dhe ekulibrit të pushteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 320 mijë qytetarë pritet që të vaksinohen kundër  Covid-19,…