
Veprimtarët e ish-Fondit Vendlindja Thërret për Amerikë dhe Kanada shprehin ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit
17 mars 2025
| 16:45
Veprimtarët e ish-Fondit Vendlindja Thërret për Amerikë dhe Kanada i kanë shprehur ngushëllime familjes Thaçi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit HashimThaçi.
“Me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e babait Baci Haxhi Thaçi, i cili ishte një burrë i urtë, dijetar, e atdhetar. Si prind ai rriti e edukoi fëmijë për të mirën e atdheut siç është ish-presidenti Thaçi, i cili luftoi me shokë së bashku dhe e solli lirinë e pavarësinë e vendit. Ngushëllime familjes, miqve e shokëve Liri për Çlirimtarët”, thuhet në ngushëllimin e tyre.