Veprimtari Bardhyl Mahmuti: Turpi i mbuloftë ata që prekin emrin e Hasan Prishtinës
14 maj 2024
| 11:42
Veprimtari Bardhyl Mahmuti i ka dhënë mbështetje aksionit të sotëm simbolik që është mbajtur para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga Universiteti i Prishtinës.
“Të gjithë të protestojmë! Turpi i mbuloftë ata që prekin emrin e figurës emblematike të çështjes kombëtare!”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti në “Facebook”.
Mehmet Prishtina, drejtori i Fonacionit “Hasan Prishtina” njëherësh stërnipi i heroit kombëtar, gjatë aksionit të sotëm tha se heqja e emrit të tij po bëhet me kërkesa të paarsyeshme, të pa baza dhe ilegale me të cilën duhet të merret prokuroria.