Veprimtari Bislimi merr pjesë në konferencën e paqes për Lindjen e Mesme në Charleroi të Belgjikës
Drejtori i “Zërit Perëndimor të Kosovës”, Sali Bislimi, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar në Charleroi të Belgjikës për paqen në Lindjen e Mesme nga parlamentari belg, Denis Ducarme.
Me ketë rast, Bislimi pati takime me ish-komisionarin Evropian, Louis Michel dhe ish-ministër i Jashtëm i Belgjikës, presidentit aktual të Këshillit Evropian, Charles Michel, kryetarin e Lëvizjes Reformatore Liberale, senatorin Georges Luis Bouchez.
“Miku im, Denis Ducarme parlamentari belg, me ftoi në parlament ku do të me ofroi mbështetje në të gjitha format e mundshme për Kosovën. Unë do ta paraqesë edhe një rezolutë për Specialen tek parlamentarët belg për të kërkuar drejtësi dhe paanshmëri Gjykatës Speciale selektive anti-shqiptare në Hagë! Shtrova edhe shume çështje për Kosovën, ku besoj se së shpejti do t’i shpalosi në parlamentin belg. Kontributi për Kosovën, UÇK-në dhe prezantimi i vlerave perëndimore të Kosovës me jep shpresë dhe jetë!”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.