Veprimtari Bislimi: Në solidaritet me Izraelin

14 prill 2024 | 12:22

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, veprimtari, Sali Bislimi, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se duhet solidaritet me Izraelin.

“Si një shtet demokratik në lindjen e mesme, Izraeli meriton të drejtën për të jetuar në paqe dhe siguri. Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol vendimtar në mbrojtjen e Izraelit dhe të Kosovës duke ofruar mbështetje thelbësore për paqe dhe siguri në rajon. Izraeli dhe Kosova do lulëzojnë pavarësisht sfidave të vazhdueshme me të cilat do të përballen. Zero tolerancë ndaj Mullave. Me Amerikën dhe Izraelin përgjithmonë!!!”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar ashpër…