Veprimtari Bislimi takohet me shefin e shëndetësisë dhe të transportit të Gjenevës, bisedojnë për raportet Kosovë-Zvicër
Sali Bislimi, drejtor i zyrës ligjore “First-consulting.ch” në Bern të Zvicrës dhe drejtor i “Zëri Perëndimor i Kosovës” është mirëpritur në takim nga shefi i Departamentit të shëndetësisë dhe transportit në kantonin e Gjenevës, Pierre Maudet, me të cilin ka biseduar për çështjet që kanë të bëjnë me dy shtetet dhe komunitetin shqiptar që jeton në shtetin helvetik.
Ai ka thënë seMaudet i ka shprehur falënderime për shqiptarët që e kanë votuar në zgjedhjet e fundit dhe për gazetën “Epoka e re”, e cila i ka dhënë mbështetje.
“Kisha nderin dhe kënaqësinë të mirëpritem ngrohtësisht nga këshilltari i Shtetit, shef i Departamentit të shëndetësisë dhe transportit në kantonin e Gjenevës, miku im z. Pierre Maudet .I shoqëruar sot me mikun tim Pierre Yves Grivel vizituam mikun tonë të përbashkët, ku drekuam se bashku dhe biseduam të gjitha çështjet që lidhen në mes të Kosovës dhe Zvicrës dhe komunitetin tonë këtu .
Shprehi një falënderim për të gjithë shqiptarët që votuan për të dhe një falënderim të veçantë gazetën kombëtare ‘Epoka e re’ qe e kishim në mbështetje për t’i kaluar mesazhet për të mirën dhe mbështetjen e miqve tanë. Përafrimet realiste gjithmonë janë konstruktive”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.