Veprimtari Bislimi takon ish-diplomatin zviceran në Kosovë

15 dhjetor 2023 | 16:15

Drejtori i “Zërit Perëndimor të Kosovës”, Sali Bislimi, është takuar me Sylvain Astier – ish diplomat zviceran në Kosovë, aktualisht ambasador special për gadishullin afrikan.
Astier ka theksuar se Kosovën e ka në zemër.

“Një drekë me mikun tim të hershëm z. Sylvain Astier ish diplomat zviceran në Kosovë, tani ambasador special për gadishullin afrikan (Somalie, Éthiopie, Kenya) Soudan dhe Erythrée. E Soudanin Jugor. ‘Një herë në Kosovë, gjithmonë me Kosovën’, ishin fjalët e mikut tim të çmuar, edhe pse larg me misionin na ndajnë 10.000 km distancë, me thotë se ‘në zemër e kam Kosovën. Do të vijë në dasmën e Adrianit, sepse në traditën shqiptare martesat nuk i keni të vonshme’. E kishim nderin ta kemi në vizitë në shtëpi në Kosovë në kohën kur ishte i akredituar në Prishtinë, biseduam të gjitha çështjet që lidhen me Kosovën dhe politikat botërore”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka treguar edhe për një rast, ku së bashku me Astier emërtuan OJQ-në me “Zëri Perëndimor i Kosovës”.

“Ishim po ne dy që emëruam duke i gjetur emrin OJQ ‘Zëri Perëndimor i Kosovës’, cila sot bënë orientimin e politikave pro vlerave perëndimore duke synuar rezultatet konkrete për Kosovën në diplomacinë evropiane dhe botërore, përkatësisht edhe kundër një procesi të montuar politik që kemi Gjykatën Speciale”, ka shkruar Bislimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas sulmit…