Veprimtari Bislimi, thirrje bashkatdhetarëve: Më 22 tetor votoni për këto dy personalitete të çmuara zvicerane
Drejtori i organizatës “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 22 tetor të votojnë dy personalitete të çmuara që garojnë për senator në Dhomën e Lartë Federative të Zvicrës, Nathalie Barthoulot dhe Charles Juillard.
Bislimi thotë se të dy janë miq të Kosovës.
Postimi i plotë i Sali Bislimit:
Miq të mi,
Bashkëatdhetarë të dashur,
Për Kantonin JURA
Ju bëj thirrje të votoni në zgjedhjet e 22 Tetorit dy personalitete të çmuara që garojnë për senator në dhomën e lartë federative të Zvicrës.
Dy miqtë e mi, znj. Nathalie Barthoulot dhe z. Charles Juillard, janë miq edhe të Kosovës, që me kënaqësi ju them t’i votoni në shenjë mirënjohje dhe respekti. Meritojnë mbështetjen tonë si vlerë e shtuar.
Votoni me gjithë familjen dhe gjithë miqtë e juaj kudo që jeni.
Paraprakisht ju falendëroj me zemër!!!