Veprimtari Bislimi: Urime ditëlindja, president! Ju ishit ai që i dhatë Kosovës ditëlindje!
24 prill 2024
| 12:01
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, veprimtari, Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër ka kuruar ish-presidentin, Hashim Thaçi, për ditëlindjen e tij të 56.
Bislimi ka shkruar nw “Facebook” se Thaçi ishte ai që i dha Kosovës ditëlindje. E sipas tij, qëndrimi i ish-presidentit Thaçi në paraburgim e bën me mision biblik UÇK-në dhe Kosovën.
“Ju ishit ai që i dhe Kosovës ditëlindje, por edhe ditëlindja juaj është edhe e Kosovës ku urojmë dhe besojmë që vitin tjetër të festoni bashkë me familje në Kosovën tonë. Edhe qëndrimi juaj në paraburgim e bën me mision biblik UÇK-në dhe Kosovën. Urime ditëlindja President u bëfsh shekullor!!!”, ka shkruar Bislimi.