Veprimtari Bislimi viziton parlamentin e kantonit Jura

23 nëntor 2022 | 12:20

Drejtori i Zyrës Ligjore “First-consulting” dhe i “Zërit Perëndimor të Kosovës”, Sali Bislimi, ka vizituar parlamentin e kantonit Jura.

“Sot pata kënaqësin dhe nderin të pritem ngrohtësisht nga kryetarja e Parlamentit të Kantonit Jura znj. Brigitte Favre, ministrja e Punëve të Mbrendeshme znj. Nathalie Barthoulot, ministrja e Financave znj. Rosalie Beuret Siess, dhe deputeti z. Alain Beuret”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Ai ka theksuar se në kuadër të kësaj vizite ka biseduar për aktualitetin politik në Kosovë dhe komunitetin shqiptarë dhe sfidat nëpër të cilat kalon “vendi ynë dhe komuniteti ynë këtu”.

“Kantoni i Jura ishte një nder kantonet që më se shumti ka përkrahur komunitetin tonë këtu dhe Kosovën në procesin e lirisë”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa zona dhe lagje në komunën e Fushë Kosovës kanë…