Veprimtari i çështjes kombëtare, vëllai i dy heronjve, Fadil Fazliu, përkujton vëllanë e tij hero të kombit Bahri Fazliun
08 maj 2019
| 21:56
Veprimtari i çështjes kombëtare, vëllai i dy heronjve, Fadil Fazliu, ka përkujtur vëllanë e tij hero të kombit Bahri Fazliun, në 21-vjetorin e rënies.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar 21 vite dhimbje e krenari.
Postimi i plotë i tij:
Pranë lapidarit të dy vëllezërve të mi Heronjë të Kombit, Fahri e Bahri Fazliu.
21 vite u bënë pa ty vëllai im Bahri Fazliu.
21 vite dhimbje e krenari!
Krenar me TY!
Lavdi të qoftë TY dhe gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit!
I përjetshëm dhe i paharruar qoftë kujtimi për ty!
Lavdi të gjithë të rënëve për liri.