Veprimtari Idriz Rrecaj dekorohet me medalje presidenciale
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë veprimtarin e shquar Idriz Rrecaj.
Me këtë rast Thaçi ka treguar se në vitet e nëntëdhjeta Rrecaj ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm si aktivist politik në Skenderaj dhe më gjerë.
“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, e dekorova veprimtarin e shquar Idriz Rrecaj. Në vitet e nëntëdhjeta, Idriz Rrecaj dha kontribut të jashtëzakonshëm si aktivist politik në Skenderaj dhe më gjerë. Ai kishte vizion, maturi dhe guxim për t’u ballafaquar me problemet e kohës. Si veprimtar politik, Idriz Rrecaj ishte unifikues dhe simbol i shpresës dhe besimit në lirinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/