Veprimtari Lushi kundër fyerjes së mërgatës: Nuk ka ‘ne’ dhe ‘ata’

10 gusht 2023 | 11:56

Veprimtari Uk Lushi, i cili jeton në Amerikë, ka kritikuar fyerjen dhe ndarjen që po ju bëhet shqiptarëve të mërgatës.

Ai ka thënë se nuk ka “ne” dhe “ata”.

Lushi ka shkruar në “Facebook” se ka shqiptarë të mirë dhe respektues në Kosovë dhe në diasporë.

Sipas tij, tentimi për ndarjen e shqiptarëve reflekton komplekse të karakterit individual.

“Nuk ka ne dhe ata. As në mërgatë as në atdhetë e shqiptarëve. Ka shqiptarë të mirë dhe respektues, (shumica), në mërgatë dhe në vendet tona, por ka edhe shqiptarë teveqela në mërgatë dhe në shtetet tona. Tentim-ndarja në ne dhe ata reflekton komplekse dhe probleme karakteri individual. Grupi nuk shpëton askënd nga paaftësia dhe përgjegjësia individuale”, ka shkruar Lushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish i…