Veprimtari Sali Bislimi afron Lezhën me Zvicrën (foto)
Një delegacion i Lezhës në krye me kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreu, po qëndrojnë për vizitë në Zvicër.
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër është duke e shoqëruar delegacionin e Lezhës në këtë vizitë.
“Ditën e vazhduam edhe në Parlamentin e Zvicrës, ku u pritëm nga parlamentari, miku ynë Reto Nause, kënaqësi ishte edhe takimi me ambasadorin e Shqipërisë në Zvicër z. Mustafa Nano, kisha nderin t’i mirëpriti edhe në zyrën time ligjore ku biseduam shumë tema të interesit kombëtar, pa dyshim përfituam dhe shijuam edhe bukurit e natyrës në kantonin Jura, parkun natyral në lumin ‘Doux’ që ndan Zvicrën me Francën. Shumë faleminderit miku im Reto! Faleminderit mik Pjerin! Kombi ynë ka vetëm një flamur kur i duhet bashkimi! Rroftë Lezha historike Kastriotike!”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.