Veprimtari Sali Bislimi: Ata që promovojnë urrejtje ndaj shtetit të Shqipërisë duhet të futen në listën e zezë
08 shtator 2024
| 11:43
Veprimtari, drejtori i OJQ-së “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se personalitetet publike të Kosovës, qoftë të artit apo politikës, të cilët promovojnë urrejtje ndaj shtetit të Shqipërisë duhet urgjentisht të futen në listën e zezë të këtij vendi.
Ai ka thënë se këto personalitete duhet të kenë ndalesë dyvjeçare në Shqipëri.
“Personalitetet publike të Kosovës të artit apo të politikes që promovojnë urrejtje ndaj shtetit Shqiptar duhet urgjentisht të futen në listën e zezë të Shqipërisë, duke filluar me një ndalesë simbolike dyvjeçare! Kopilat e frymës serbo-mongole nuk duhet toleruar! Stop Albanofobisë!!!”, ka shkruar veprimtari Sali Bislimi.