Veprimtari Sali Bislimi bën thirrje të votohet PDK-ja: Bartëse e të gjitha proceseve…

08 shkurt 2025 | 17:23

Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka bërë thirrje që nesër qytetarët të votojnë për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai ka thënë se si bartëse e trashëgimisë së UÇK-së, vota për PDK-në është votë e integrimit shtetndërtimit dhe pajtimit për një Kosovë me vlera euro-atlantike me ngjyra blu.

“Në demokraci gjithmonë ka moskënaqësi, ajo është diçka që ndërtohet çdo ditë, mos e lejoni që Kosovën të merr kahje të ngjyrave të kuqe të ekstremit të majtë, sepse me ato ishim me histori të vuajtjes dhe sot të izolimit që nuk janë dobiprurëse për zhvillimin tonë. Arroganca, tendenca e kësaj politike adoleshente duhet nesër të stopohet me votë, i vetmi mjet që Kosovën nuk e fut në sfida tjera të rrezikshme për kredibilitetin e saj si shtet i pavarur dhe sovran. Të drejtat kanë edhe detyra, nëse nuk njohim obligimet tona, ne e humbim të drejtën për të jetuar si vend dinjitoz, shtet i barabartë me kombet tjera. Nesër bota demokratike pret ndryshimin për një Kosovë me vlera të lirisë dhe demokracisë si shtet i pavarur! Fatin e të ardhmes evropiane e keni në duar, votoni Kosovën Liberal-Demokratike PDK-në, e vetmja parti që e ngrit dhe e bën të barabartë me të tjerët, është bërthama e gjitha proceseve patriotike politike ekonomike në vend!”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK-së, Ferat Shala ka publikuar pamje…