
Veprimtari Sali Bislimi: Gjykata e Speciale Hagës është e thirrur për të bërë drejtësi, jo politikë e krim mbi presidentin Thaçi!
21 mars 2025
| 20:24
Veprimtari Sali Bislimi ka komentuar vizitën e sotme të ish presidentit Hashim Thaçi në Kosovë, i cili qëndroi për disa minuta te varri i babait të tij në Burojë.
Bislimi ka shkruar në Facebook se drejtësia nuk mund të jetë thjesht çështje rregullash dhe rregulloresh, sipas tij, ajo duhet të përfshijë gjithashtu një dimension njerëzor që njeh të drejtën për dhimbje dhe zi.
“Vendimet gjyqësore në këtë rast shpërfillen realitetet emocionale, gjykata duhet ta ketë parasysh nocionin e dhembshurisë, rrethanat e veçanta. Gjykata e Hagës është e thirrur për të bërë drejtësi, jo politikë e krim mbi presidentin Thaçi!”, ka shkruar Bislimi.