Veprimtari Sali Bislimi kërkon nga bashkatdhetarët në Bern të votojnë për Béatrice Wertli

23 nëntor 2024 | 22:01

Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që këtë të diel për zgjedhjet komunale në Bern, të votojnë për Béatrice Wertli, e cila kandidon për këshilltare komunale.

Bislimi thotë se Wertli është mike e shqiptarëve, e cila ka bërë shumë për komunitetin shqiptar.

“Të dashur bashkatdhetarë të qytetit Bern. Nesër në Bern janë zgjedhjet komunale, ku mikja jonë dhe e Kosovës kandidon për këshilltare komunale e cila pretendon ta zë vendin e mikut tonë Reto Nause. Béatrice Wertli është një zonjë e hekurt. Ajo kur ishte sekretare e partisë Le Centre/Die Mitte i ka bërë të gjitha përpjekjet për ta ofruar afër komunitetin shqiptar këtu. E njeh Kosovën për së afërmi edhe e ka vizituar. Fitorja e saj është edhe fitore për komunitetin tonë këtu. Derën e kemi të hapur për t’i drejtuar shqetësimet tona, ju që keni mundësi dhe vullnet të mirë mos hezitoni votojeni miken tonë dhe të Kosovës, zonjën e madhe Béatrice Wertli”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori Ekzekutiv i PDK-së, Naim Ismajli, përmes një postimi në…