Veprimtari Sali Bislimi lobon në Hagë, thotë se drejtësia është devijuar
Drejtori i “Zërit Perëndimor të Kosovës”, veprimtari, Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka barë me dije se po qëndron në Hagë dhe Bruksel.
Ai ka thënë se drejtësia për ish-presidentin Thaçi dhe të tjerët nuk duhet të vonohet.
Megjithatë Bislimi thotë se drejtësia me këtë gjykatë është devijuar.
“Haga kjo padrejtësi shekullore. Ku është ndërgjegjja jonë kombëtare, si tolerohet një devijim i drejtësisë, deri kur të abuzohet në emër të saj. Gjykata ka ligjin por ne e kemi të drejtën, e cila duhet të merret parasysh nga të gjithë aktorët që bëjnë aktrimin e një drejtësie totalisht të devijuar dhe e orkestruar nga politika antishqiptare. I gjendur në lobim në Hagë dhe Bruksel dëshiroj që drejtësia për presidentin Thaçi dhe të tjerët mos të vonojë. LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!!!”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.