Veprimtari Sali Bislimi: Mbrojtja e presidentit sot është shpresë për Kosovën nesër

09 dhjetor 2024 | 21:44

Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit të Gjykatës Speciale.

Ai ka shkruar në “Facebook” se mbrojtja e presidentit sot është shpresë për Kosovën nesër.

Bislimi ka theksuar se lufta e drejt e UÇK-së, zëri i popullit të Kosovës dhe zëri i NATO-s ishin forca e së vërtetës për një drejtësi mbi popullin e Kosovës.

“Kampioni i lirisë dhe drejtësisë që solli paqen në Kosovë dhe Ballkan sot më së miri i njeh turbulencat me të cilat ballafaqohet padrejtësisht. Lufta e drejt e UÇK-së, zëri i popullit të Kosovës, zëri i NATO-s ishin forca e së vërtetës për një drejtësi mbi popullin e Kosovës. Sot ndaj presidentit Thaçi ushtrohet presion i pa parë, kjo gjykatë duhet të turpërohet, ka humbur objektivin në fillim, dhe tani degradohet duke u marrë me gjëra të kota dhe të parëndësishme për një proces që mendonin krime kundër njerëzimit dhe një dëshmitar tha që UÇK-ja kishin hajger viqin, ku dëshmitari kërkonte dy decenie pas fatin e tij. Nervoziteti i gjykatës tregon qartë se Hashim Thaçi nuk ka bërë krime, ajo duhet të synojë drejtësinë dhe pajtimin në Ballkan e jo të keqpërdor presidentin Thaçi për ta destabilizuar rajonin. Paqja është e ardhmja jonë, thërrasim drejtësi në përpjekjet tona!”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm i mirë për të gjithë publikun sapo ka…