Veprimtari Sali Bislimi merr pjesë në 50-vjetorin e kantonit Jura, uron presidenten e qeverisë Jura
Sot ka qenë ditë festive në kantonin Jura, me rastin e 50-vjetorit të republikës.
Veprimtari Sali Bislimi në mesin e shumë personaliteteve, ka marrë pjesë në 50-vjetorin e kantonit të Jurës.
“Ishte kënaqësi të jem në mesin e miqve të mi për të festuar, kënaqësi të takoj këshilltaren Federale Elisabeth Baume-Schneider, presidenten e Qeverisë Rosalie Beuret Siess dhe themeluesin François Lachat. Në vitin 1974 hyri në konfederatën zvicrane si të gjynjëzuar, por sot janë krenar dinjitoz me barazinë dhe zhvillimin, dhe kanë pelërfaqesusen e vet në qeverinë zvicrane. I rrethuar me shumë miq sot po festojmë vlerat e lirisë dhe demokracisë në Zvicren moderne. Mesazhet kalojnë edhe për Kosovën, ku ata që afruan lirinë e një populli gjenden të kindapuar nga Gjykata Ndërkombëtare me të vetmin faj qe kanë, ishin liridashës”, ka shkruar Bislimi.