Veprimtari Sali Bislimi nderohet me dekoratën ‘Ambasador i Paqes’
02 korrik 2022
| 21:29
Misioni Diplomatik Paqe dhe Prosperitet e ka nderuar me dekoratën ‘Ambasador i Paqes’ veprimtarin Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Lajmin e ka bërë me dije Bislimi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Kisha nderin dhe fatin që këtë dokoratë ta pranojë nga këshilltari i Presidentit të Shqipërisë gjenerali z. Dede Prenga”, ka shkruar ai.
Bislimi këtë dekoratë e ka pranuar në Lezhë tek Memoriali i Gjergj Kastriotit.
“Lezha na obligon bashkimin, aty patëm një program artistik të udhëhequr nga artistë, shkrimtarë, poetë dhe shumë patriotë të devotshëm”, ka shkruar Bislimi.