Veprimtari Sali Bislimi: Për UÇK-në të gjithë së bashku në Prishtinë

01 prill 2023 | 23:04

Të dielën, nga ora 14:00, do të marshohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të vazhduar drejt sheshit “Skënderbeu”, në përkrahje të ish-udhëheqësve të PDK-së dhe bashkëluftëtarëve të UÇK-së.

Sali Bislimi, veprimtar dhe drejtor i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, ka theksuar se për UÇK-në të gjithë së bashku në Prishtinë.

“Ata marshuan mbi minat për lirinë e Kosovës. Ju nesër mbi kalldrem më lehtë e keni, mund të jeni aty për t’i thënë botës se UÇK-ja dhe liderët e saj do ta fitojnë edhe këtë betejë që është kurdisur tradhtisht nga qarqet ruso-serbe, dhe të ndihmuar nga faqezinjët shqipfolës”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Ai ka bërë thirrje drejtësi për UÇK-në.

“Drejtësi për heronjët e saj çlirimtare. E kundërta e saj, gjykata antishqiptare do të rikthen luftën në Ballkan. Si 5 gishtat e dorës të bashkuar për UÇK. Dardani bëhu gardiane e Shqiptarisë”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus vijon serinë e rezultateve pozitive në Seria A, duke…